Ngjarja ka ndodhur në rajonin El-Musaid të qytetit Arish, ku një automobil i ngarkuar me bombë shpërtheu dhe si pasojë e shpërthimit u plagosen 18 ushtarë dhe dy civilë.
Po ashtu ka pasur edhe dëme në shtëpitë përreth. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë shpërthim.









