Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina është “e vendosur” të punojë “sa më shpejt të jetë e mundur” me partnerët e saj. Këto deklarata në një postim në “X” i bëri duke komentuar propozimin 30-ditësh për armëpushim.
Lajme
-
Botë 13.03.2025 11:46
-
Maqedoni 13.03.2025 11:33
Në Gjykatën Penale sot duhet të publikohet aktgjykimi për vrasjen tek "Mavrovasja"
Gjykata Themelore Penale në Shkup sot duhet ta shpallë aktgjykimin për vrasjen pas qendrës tregtare “Mavrovasja” në Shkup më 20 gusht të vitit të kaluar.
-
Maqedoni 13.03.2025 11:03
Presisentja Davkova merr pjesë në Forumin e 12-të Botëror në Baku, në fokus sfidat e rendit botëror
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë fjalim në hapjen e Forumit të 12-të botëror në Baku me titull “Rihetimi i rendit botëror: Kthimi i sfidave në mundësi”.
-
Maqedoni 13.03.2025 10:39
Sot shënohet Dita e formimit të Njësitit Special Antiterrorist – Tigrat
Në kazermën “Ilinden” në Shkup sot do të shënohet Dita e formimit të Njësitit Special Antiterrorist – TIGRAT.
-
Maqedoni 13.03.2025 10:06
Gjendja e rrugëve në vend
Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
-
Maqedoni 13.03.2025 09:26
Tribunë: 5 vite nga anëtarësimi në NATO
Sot në Shtëpinë e ARM-së do të organizohet tribunë “Pesë vjet anëtarësim i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO: Arritjet, perspektivat dhe sfidat”.
-
Maqedoni 13.03.2025 09:17
Parashikimi i motit
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, reshje lokale shiu dhe bubullima.
-
Botë 12.03.2025 22:03
Tragjedi në Bolivi, aksidentohet autobusi: Humbin jetën 13 persona
Të paktën 13 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë u plagosën kur një autobus u përplas në një shkëmb dhe doli nga rruga në rajonin perëndimor të Potosit në Bolivi.
Shkak për aksidentin kanë qenë rrëshqitjet e dheut si pasojë e reshjeve të forta të shiut në rajon.
-
Maqedoni 12.03.2025 20:52
Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Një tërmet me fuqi prej 2.3 shkallë sipas Rihterit është regjistruar në Maqedoninë e Veriut.
Sipas informacioneve epiqendra e tërmetit ka qenë 15 km Verilindje nga Ohri.
Thellësia e tërmetit ka qenë 10 km.
-
Botë 12.03.2025 19:42
Ushtria pakistaneze liron mbi 300 pengje që po mbaheshin në një tren, mbi 20 u vranë
Ushtria e Pakistanit ka njoftuar se ka liruar më shumë se 300 pengje që po mbaheshin në një tren të marrë peng të martën nga militantët në provincën e Balochistanit. Gjatë operacionit më shumë se 30 militantë janë neutralizuar, ka raportuar “BBC”.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1553
- 1554
- 1555
- 1556
- 1557
- 1558
- 1559
- 1560
- 1561
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










