Lajme
-
Botë 13.01.2017 15:34
Moti i ftohtë, 10 të vdekur në Shqipëri, katër nga gripi
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një tjetër 76-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Sanatoriumit "Shefqet Ndroqi", të shtruar një javë më parë me ftohje dhe probleme të theksuara me frymëmarrjen. -
Maqedoni 13.01.2017 15:16
Transporti hekurudhor, HMT: bëjmë maksimumin në kushte ekstreme; Meteorologët: në ditët e ardhshme pritet rritje e temperaturave
Moti i ftohtë vazhdon të mbizotërojë në gjithë vendin, por mungesa e reshjeve të reja të borë ka bërë që të paktën ekipet e pastrimit ta kenë më të lehtë për të kontrolluar kalueshmërinë e akseve rrugore. -
Botë 13.01.2017 14:53
Emigrantët ilegalë, shpëtohen 800 refugjatë pranë brigjeve të Libisë
Migrantët po udhëtonin me varka nga brigjet e Libisë dhe trafikuesit përfitojnë nga koha e ftohtë me mjegull për të kaluar të pavërejtur nga policitë e vendeve europiane.
-
Botë 13.01.2017 14:38
Beogradi kërkon ekstradimin: Kemi 30 dëshmitarë kundër Haradinajt
Një ditë pasi ky i fundit fitoi lirinë me kusht pa të drejtë lëvizje nga shteti francez, qeveria serbe thotë se Franca e ka për detyrë t’ia dorëzojë Serbisë kreun e AAK-së. -
Maqedoni 13.01.2017 14:18
ELEM: Furnizimi me energji, në mënyrë të pandërprerë
Furnizimi me energji elektrike po zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme dhe në pajtim me nevojat, edhe përkundër konsumit të shtuar për mbi 30% gjatë 24 orëve të fundit, thonë nga ELEM. -
Botë 13.01.2017 13:44
Europa nën akull, “edgon” godet Francën dhe Gjermaninë
Fatmirësisht, deri më tani nuk ka asnjë raportim për viktima, por zyrtarët e dy vendeve kanë bërë të ditur se ka pasur dëme të konsiderueshme infrastrukturore. -
Botë 13.01.2017 13:16
Ukrainë, 40 të vdekur dhe 800 të lënduar nga hipotermia
Dyzet njerëz vdiqën për një javë nga hipotermia në Ukrainë, ndërsa mbi 800 janë lënduar, deklaroi shefja e Shërbimit të ndihmës së shpejtë, Tetjana Timoshenko.
Prej gjashtë janarit, në disa zona ukrainase temperatura u ul prej minus 20 deri në minus 25 gradë celsius.
-
Botë 13.01.2017 12:48
Turqia miraton edhe tre ndryshime kushtetuese
Ligjvënësit në Turqi kanë miratuar tri dispozita të rëndësishme në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë propozuar nga presidenti, Recep Tayip Erdodan, dhe Partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim.
-
Maqedoni 13.01.2017 12:30
MASH shtyn fillimin e shkollës për 23 janar
“Në bazë të kërkesave të shkollave për zgjatjen e pushimit dimëror dhe duke pasur parasysh kushtet e ftohta klimatike, në konsultim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë të cilët kanë konstatuar se në periudhen e pushimeve numri i të sëmurëve nga grip -
Maqedoni 13.01.2017 12:19
BDI me porosi për VMRO-në dhe LSDM-në: Të plotësohen tre kushtet kyçe
Kryesia qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, pas një mbledhjeje të gjatë ditën e djeshme, doli me vendim të prerë, se pa u plotësuar tre kushtet kryesore: gjuha shqipe të jetë e barabartë, zgjatja e mandatit të Prokurorisë Speciale dhe përshpejtimi i procesit të eurointegrimeve, nuk ka
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 9844
- 9845
- 9846
- 9847
- 9848
- 9849
- 9850
- 9851
- 9852
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »










