-
Maqedoni 03.09.2021 16:19
Partia Demokratike e Boshnjakëve publikon kandidatët për zgjedhjet lokale
Partia Demokratike e Boshnjakëve prezantoi kandidatët për zgjedhjet lokale duke paralajmëruar edhe kandidat për kryetar të Shkupit. Kjo është pjesëmarrje e parë e pavarur e partisë së boshnjakëve në zgjedhje. Përveç Shkupit, PDB do të garojë edhe në Çair, në Dollnen dhe Veles. -
Maqedoni 03.09.2021 16:05
Protesta në Bërnjancë, shkolla tensionon situatën mes banorëve
Nxënësit shqiptarë në fshatin Bërnjancë vazhduan me protesta para Shkollës “Kërste Misirkov” në këtë fshat, duke kërkuar që edhe ata ashtu si edhe bashkëmoshatarët e tyre maqedonas të mësojnë në të njëjtën shkollë. -
Maqedoni 03.09.2021 15:52
RMV, 0.01 për qind e nxënësve me Covid-19. Carovska: Nuk ka transmetim të brendshëm në shkolla
Në të gjitha shkollat në vend janë regjistruara 14 nxënës pozitiv me Kovid-19, por nuk ka transmetim të brendshëm në shkolla, njoftoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.
-
Maqedoni 03.09.2021 15:34
Mehmedoviq: Gjendja e pacientëve po përkeqësohet shpejt
Virusi Korona po godet të gjitha organet duke bërë që shumë shpejtë të përkeqësohet gjendja e pacientëve, thonë mjekët.
-
Maqedoni 03.09.2021 15:17
Vazhdojnë promovimet e projekteve, Zaev: Nuk ka shkelje, respektojmë ligjin
Edhe pse që nga shpallja zyrtare e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nuk ka ditë që ministrat, drejtorët apo kryetarët e komunave të mos promovojnë projekte të reja, kreu i ekzekutivit nuk shikon asgjë joligjore në këtë drejtim.
-
Maqedoni 03.09.2021 15:01
MASh: Vetëm 0.01% raste aktive te nxënësit
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ka vetëm 0.01% raste aktive te nxënësit, përqindja është e njëjtë edhe te mësimdhënësit.
-
Maqedoni 03.09.2021 14:45
Tetovë, ulet numri i infektimeve dhe fataliteteve
Por, mjekët thonë se situata vazhdon të jetë e rëndë. Spitali i Tetovës konfirmon për 4 fatalitete në 24 orët e fundit. Sa i përket të hospitalizuarve, janë gjithsej 106 pacientë këto 24 orë, 104 pacientë me oksigjen dhe dy me respirator.
-
Maqedoni 03.09.2021 14:29
Covid-19, 23 viktima dhe 760 raste të reja
Edhe pse vërehet një ulje e lehtë e shifrave Covid në vend, sërish numrat janë shqetësues, sidomos fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 viktima.
-
Maqedoni 03.09.2021 14:01
Rrjedhin afatet në KShZ, 10,724 qytetarë kontrolluan Listën Zgjedhore. Zgjedhjet lokale, KShZ pret ende aparatet fingerprint
Kanë mbetur edhe 7 ditë për këqyrjen publike të Listës Zgjedhore dhe 9 ditë për dorëzimin e listave të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshilltarë. KSHZ informon se procedura për këqyrjen publike të Listës, që do të zgjasë deri më 9 shtator, po zhvillohet pa probleme.
-
Maqedoni 03.09.2021 13:47
Regjistrimi i popullsisë, procesi statistikor nis të dielën në terren
Gjithçka është gati për nisjen e procesit më të rëndësishëm statistikor në vend të dielën, atë të regjistrimit të popullsisë. Për qytetarët që nuk do të duan të pranojnë regjistrues të pavaksinuar, ka vendim që të njëjtëve t’u dërgohen regjistrues të vaksinuar.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 2727
- 2728
- 2729
- 2730
- 2731
- 2732
- 2733
- 2734
- 2735
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »








