Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se vetëm gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 698 gjoba në komunikacion.
Sipas MPB-së, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar dënime për 46 vozitës të trotinetëve elektrikë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se vetëm gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar 698 gjoba në komunikacion.
Sipas MPB-së, gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar dënime për 46 vozitës të trotinetëve elektrikë.
Zjarrfikësit francezë po luftojnë për të tretën ditë radhazi për ta vënë nën kontroll zjarrin më të madh në Francë në gati tetë dekada, si pasojë e të cilit janë djegur mbi 16.000 hektarë, ka vdekur një person dhe janë shkatërruar dhjetëra shtëpi.
Më shumë se 1 mijë e 500 civilë dyshohet se janë masakruar gjatë një sulmi të zhvilluar në prill mbi kampin më të madh të zhvendosurve në Sudan, në një nga krimet më të rënda të luftës që nga fillimi i konfliktit shkatërrues në vend
Ndërsa reshje të rrëmbyeshme godasin Kinën, Pakistanin dhe pjesë të Indisë, një valë përvëluese e të nxehtit ka përfshirë Japoninë dhe Korenë e Jugut, duke shkaktuar qindra viktima në të gjithë rajonin e Azisë.
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njoftojnë nga LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” është sekuestruar stoli ari me vlerë 1.3 milionë denarë.
Sipas njoftimit, ari është zbuluar në një autobus në hyrje të shtetit.
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Pasdite, kryesisht në pjesët lindore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.
Në vend do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga veriu, më e theksuar përgjatë lumit Vardar.
Një helikopter ushtarak u rrëzua në rajonin Ashanti të Ganës jugore të dielën dhe si pasojë e aksidentit ajror mbetën të vdekur tetë personat që ndodheshin në bord.
Pesë ushtarë amerikanë u plagosën në të shtënat që ndodhën sot në bazën ushtarake Fort Stewart në shtetin federal të Georgias, konfirmuan autoritetet.
Sipas informacionit zyrtar, sulmuesi u arrestua dhe rreziku nuk ekziston më.
Japonia ka regjistruar dy rekorde të reja të temperaturave më të larta ndonjëherë brenda një dite, teksa vala përvëluese e të nxehtit po përfshin vendin.