Lajme

  • Maqedoni 24.09.2014 18:30

    Nju Jork, Ivanov takon Obamën

    Presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, është takuar mbrëmë me presidentin e SHBA-ve, Barak Obama, gjatë takimit të cilin ky i fundit e ka organizuar në Nju Jork për pranimin e shefave të delegacioneve në Asamblenë e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
     
  • Maqedoni 24.09.2014 18:27

    Integrimet, pozita kërkon kthimin e opozitës në kuvend

    Ngecja i referohet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe zgjedhjeve në BE.
     
  • Maqedoni 24.09.2014 18:24

    Nis faza e tretë e ujësjellësit të Likovës

    Në Likovë, sot ka filluar faza e tretë e ndërtimit të ujësjellësit të komunës në gjatësi prej 31 kilometra, kurse në vlerë prej 115.426.600, ndërsa Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor projektin e financon me një shumë prej  59 milionë denarë.
     
  • Botë 24.09.2014 17:06

    India lëshon satelitin në Mars

     Sateliti “Mangalyaan”, do të studiojë atmosferën përreth Planetit të Kuq.
     
    Me këtë veprim, India hyn në klubin elitë të eksploruesve të Marsit, i cili përfshin Shtetet e Bashkuara, Agjencinë Evropiane të Hapësirës dhe ish-Bashkimin Sovjetik.
     
  • Botë 24.09.2014 17:03

    Vatikan, arrestohet ish-kleriku pedofil

    Ish-kryepeshkopi akuzohet për pedofili serike. Përndryshe, ky është rasti i parë i arrestimit brenda Shtetit të Vatikanit shkaku i akuzave për pedofili.

    Tashmë ai është shkarkuar, pasi Gjykata e së Drejtës në Vatikan e shpalli atë fajtor në muajin qershor.

  • Ekonomi 24.09.2014 16:59

    Stavreski: Zona financiare sipas modelit të Luksemburgut

    Zonat financiare do të jenë qendra për krijimin e vendeve të reja të punës, tërheqjen e investimeve të kapitalit të jashtëm dhe mundësinë që Maqedonia të etablohet në kartën financiare në Evropë dhe në Botë.
  • Maqedoni 24.09.2014 16:55

    Për gjuhën e urrejtjes nuk e kanë fajin vetëm mediet

    Kështu vlerëson kryetari i SHGM-së, Naser Selmani, sipas të cilit, identifikimi i gjuhës së urrejtjes dhe formulimi i përgjigjeve efektive mund të jenë mjaft kompleks, por institucionet dhe mediet duhet të ndalojnë misionin që dëshiron ta arrijë gjuha e urrejtjes. 
     
  • Maqedoni 24.09.2014 16:50

    Çairi vëllazërohet me komunat arbëreshe të Italisë

    Bashkëpunimi në të ardhmen do të përfshijë shumë sfera, por rëndësi e veçantë do t’iu kushtohet bashkëpunimit në sferën e arsimit.
     
  • Kulturë 24.09.2014 16:31

    Ekspozitë e veshjeve dhe stolive arbëreshe

    Në kuadër të “Ditëve arbëreshe”, mbrëmë në “Librarinë e Çarshisë” u shfaq filmi i shkurtër dokumentar “Jeta kulturore e arbëreshëve” nga regjisori, Lionel Konomi, që flet për historinë e arbëreshëve, kulturën e tyre dhe se ku gjenden ata sot.
  • Maqedoni 24.09.2014 16:22

    Udhëzues mediatik për të ndalur gjuhën e urrejtjes

    Që të jenë më të kujdesshëm, të mbrohen nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe ta identifikojnë atë më lehtë në të ardhmen, mediet dhe institucionet gjegjëse do të marrin udhëzime nga një broshurë të cilën po e përgatit Agjencia për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele dhe Agjencia për Komunikime

Pages