Në Gjykatën e Tetovës, është mbajtur seanca kundër të akuzuarve N.I. nga Tetova, F.M. nga Tetova, E.M. nga Tetova, D.B. nga Reçica e Vogël, Z.B. nga Pallçishti i Poshtëm, I.B. nga Tetova, I.J. nga Tetova, M.G. nga Pallçishti, I.Sh. nga Tetova dhe S.A.
Para dy muajve, ky vend i ngjante një fushëbeteje. Revolta e qytetarëve të Gjorçe Petrovit pas vrasjes së një 19 vjeçari, shkaktoi thyerjen dhe djegien e disa lokaleve, të cilët ishin pronë kryesisht e qytetarëve shqiptarë.
Për të fituar besimin e humbur të qytetarëve shqiptarë, institucionet duhet të investojnë shumë mund, por edhe të demokratizohen në maksimum. Kështu vlerësojnë analistët politik, duke komentuar mosbesimin e një pjese të qytetarëve te institucionet e Shtetit.
Në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”, sot solemnisht u hap Qendra Urgjente. Kjo Qendër me sipërfaqe prej 900 m2, u rikonstruua dhe rindërtua me ndihmën e Ambasadës së Amerikës, ndërsa pajisjet për punë u siguruan nga Ministria e Shëndetësisë dhe buxheti vetanak i Spitalit.
Edhe shumë pak muaj kanë mbetur deri në hapjen e Qendrës Spinale në Klinikën e Traumatologjisë në Shkup, e cila do të realizojë ndërhyrje shumë të komplikuara të boshtit kurrizor.
Edhe pse “Shoqata e pensionistëve në Çair” vepron prej shumë vitesh, deri para 6 muajsh aktivitetet e saj kanë qenë të ngrira dhe është punuar me një rreth të vogël të pensionistëve. Shumë prej pensionistëve shqiptarë sot e kësaj dite nuk e dinë se ekziston një shoqatë e tillë.
Presidenca Italiane me BE-në ka hapësirë për të ndërtuar një mekanizëm që do të mundësonte negociata paralele për emrin dhe për anëtarësim për Maqedoninë, sipas modeleve të negociatave Itali-Slloveni dhe Slloveni- Kroaci.