Këshilli Gjyqësor në mbledhjen e sotme mori vendime për emërimin e gjykatësve Bekim Mehmedi dhe Mirosllav Georgievski për ushtrues të detyrës kryetarë në Gjykatën e Apelit Gostivar dhe Gjykatën Themelore në Kratovë.
Lajme
-
Maqedoni 25.12.2024 18:13
-
Botë 25.12.2024 18:02
MPJ-ja e Kosovës: Sveçlës i refuzohet vizita në Luginë
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë e ka refuzuar kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për vizitë në Luginën e Preshevës.
-
Maqedoni 25.12.2024 17:49
VLEN, akuza ndaj BDI-së dhe Qeverisë, dyshime për korrupsion edhe gjatë regjistrimit
Koalicioni VLEN nëpërmjet deputetes, Saranda Imeri, kanë akuzuar Qeverinë e kaluar, e sidomos BDI-në, për korrupsion edhe gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë.
Sipas Imerit, ata kanë keqpërdorur mjetet e parapara për blerjen e 5 mijë e 650 laptopëve.
-
Maqedoni 25.12.2024 17:23
Opozita, kritike ndaj fjalimit të presidentes
Fjalimi i presidentes ishte më shumë një qasje teorike dhe aspak pragmatike, vlerësuan nga Fronti Evropian. Kritikues të fjalimit të presidentes ishin edhe nga LSDM-ja dhe partia “E Majta”, të cilët deklaruan se ky fjalim më shumë i ngjante një fjalimi protokollar, pa porosi të qarta.
-
Ekonomi 25.12.2024 16:53
Rritja e çmimeve në markete, Durmishi: Po kryhen inspektime, do të ketë masa
Pas valës së rritjes së çmimeve për artikuj të caktuar nëpër markete, institucionet do të reagojnë.
-
Maqedoni 25.12.2024 16:40
Qeverisja gjashtëmujore, Sela: Qeveria mban peng ardhmërinë e vendit
Opozita shqiptare ka kritikuar pushtetin për qeverisjen gjashtëmujore. Kritikat janë fokusuar në ngecjen e procesit integrues të vendit, si dhe qasjes ndaj shqiptarëve në vend.
Zijadin Sela është shprehur se Qeveria po mban peng ardhmërinë e vendit duke u zhytur në borxhe.
-
Maqedoni 25.12.2024 16:25
Fjalimi vjetor i presidentes Davkova në Kuvend, në fokusin e presidentes, eurointegrimet
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova, mbajti fjalimin e saj të parë vjetor në Kuvend, me ç’rast u fokusua te ndryshimet kushtetuese dhe rruga eurointegruese e vendit. Sipas Davkovës, BE-ja është ende sistemi politik demokratik më i dëshirueshëm dhe shtëpia e përbashkët.
-
Maqedoni 25.12.2024 16:07
Vonesa e hapjes së çerdheve në Haraçinë e Likovë, Mickoski u kërkon falje banorëve
Kryeministri, Hristijan Mickoski, u ka kërkuar falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës lidhur me vonesën e hapjes së çerdheve në këto dy komuna.
Mickoski thotë se edhe pse ka kryetarë të komunave të papërgjegjshëm, kjo nuk duhet të jetë pengesë që çerdhet të nisin me punë.
-
Botë 25.12.2024 15:15
Danimarka synon të rrisë aftësitë e mbrojtjes në Grenlandë pas komenteve të Donald Trump
Danimarka po synon të rrisë aftësitë e saj të mbrojtjes në Grenlandë pas deklaratave të diskutueshme të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.
-
Botë 25.12.2024 14:28
Tragjedi në Brazil, shembet një urë, të paktën 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur
Një urë që lidh dy shtete veriore në Brazil u shemb, duke vrarë të paktën dy persona. Nga kjo ngjarje rezultojnë disa persona të zhdukur ndërsa sipas autoriteteve, një derdhje e acidit sulfurik, nga një prej kamionëve të humbur që ra nga ura, po e ndërlikon operacionin e shpëtimit.
Pages
- « E Para
- ‹ Paraprake
- …
- 1827
- 1828
- 1829
- 1830
- 1831
- 1832
- 1833
- 1834
- 1835
- …
- E Ardhëshme ›
- E Fundit »









